Lajme të mira për iPad, ulen çmimet

ipad_mini-640x0

Iphone 7 dhe Apple Watch 2 nuk ishin të vetmit dje në shfaqjen e madhe, pasi kompania solli edhe një përmirësim për linjën e iPad gjithashtu.

Ashtu si edhe në iPhone, Apple e ka rritur memorien minimale tek iPad deri në 32GB.

Apple ka sjellë lajme të mira edhe për çmimet tek iPad Pro 9.7 inch që vjen tani vetëm për 600 dollarë në modelin 32GB, 700 dollarë në modelin 128GB dhe 800 dollarë në atë 256GB. Ndërsa iPad Pro më i madh 12.9-inch fillon me çmimin 800 dollarë për modelin 32Gb, 900 dollarë për 128GB dhe 1,100 dollarë për modelin 256GB.

Edhe iPad Mini 2 gjithashtu do të ketë çmim të reduktuar ku iPad Mini 2 me 32GB shitet 270 dollarë për modelin vetëm me suport Wi-Fi dhe 400 dollarë për atë me suport edhe të telefonit. iPad Air 2 dhe iPad Mini 4 shiten: 400 dollarë për modelin 32GB dhe 500 dollarë për atë 128GB.

Sigurisht që këto mund të mos jenë uljet që po shpresonin disa, por gjithsesi është një lajm i mirë për ata që mezi po prisnin të blinin një iPad.

Çmimet e reja për të gjithë iPad-ët gjenden në faqen e Apple: http://www.apple.com/ipad/

(Herë të lexuara: 144)

About Edla Zaganjori

Check Also

Rilançohet Note 7

Tableti i shumëpërfolur i Samsung i cili u shua përkohësisht për shkak të zjarrit që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *