Larry Page i Google-it, shefi ekzekutiv më i mirë për vitin 2015

Larry Page

Glassdoor, një faqe interneti që ofron komente mbi vendet e punës dhe kompanitë, ka publikuar një listë të 50 shefave ekzekutivë më të mirë për vitin 2015, duke u bazuar tek votat e punonjësve. Këtë vit, shefi ekzekutiv i Google-it, Larry Page, është votuar si shefi ekzekutiv i vitit, i cili ka marrë 97% të votave të punonjësve. Vitin e kaluar, Page ishte në vend të dhjetë në listë, ndërsa shefi ekzekutiv i LinkedIn, Jeff Weiner, ishte në vend të parë. Weiner këtë vit është renditur në vend të 12-të, me 93% të votave.

Në listën e 50 shefave më të mirë ekzekutivë bëjnë pjesë edhe Mark Zuckerburg, i renditur në vend të katërt me 95%, shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Cook, në vend të dhjetë me 94%. Shefat ekzekutivë të kompanive teknologjike janë më të pëlqyerit, duke zënë 15 vende nga 50 në total. Ndërsa në 10 vendet e para, katër prej tyre janë zënë nga shefat ekzekutivë të kompanive teknologjike.

Për të përpiluar këtë listë, Glassdoor është bazuar në të dhënat e të punësuarve, të cilët dëshirojnë të ofrojnë informacione mbi aspekte të ndryshme të punës së tyre, si mjedisi i punës dhe vetë kompania. Me pak fjalë, lista bazohet në atë që thonë punonjësit në mënyrë anonime në lidhje me punëdhënësin e tyre.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të 50 shefave ekzekutivë të mirë për vitin 2015.

1 2 3 4

(Herë të lexuara: 147)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të bëjmë fotot me ‘One Day Photoshop’

  Mund të ju lejojnë menjëherë te ndryshoni stilin e fotos tuaj në mënyrë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *