Lenovo publikoi prototipin e syzeve të saj inteligjente

Lenovo publikoi prototipin e syzeve të saj inteligjente

Nuk u desh shumë kohë që të përhapej tregu i orëve inteligjente. Pothuajse  pjesa më e madhe e kompanive kanë filluar të krijojnë orë inteligjente. Një tjetër formë e pajisjeve që vishen, që kanë tërhequr shumë njerëz, janë syzet inteligjente. Deri tani, vetëm disa kompani kanë krijuar produkte të tilla, si për shembull Google, e cila ka krijuar Google Glass.

Tani një kompani tjetër po planifikon të krijojë syze inteligjente. Bëhet fjalë për kompaninë Lenovo, e cila ka shfaqur së fundmi prototipin e syzeve të saj inteligjente. Këto syze ngjasojnë shumë me Google Glass, megjithatë është thjesht një prototip, nuk e dimë saktësisht se si do të duket modeli final. Bateria e kësaj pajisje vendoset në qafën e përdoruesit.

Lenovo nuk zbuloi ndonjë detaj tjetër rreth këtyre syzeve inteligjente, kështu nuk e dimë se çfarë veçorish do të kenë dhe çfarë softueri do të përdorin. Kompania ka premtuar se do të nxjerrë më shumë detaje rreth këtyre syzeve në muajin tetor.

Përveç zbulimit të prototipit, Lenovo gjithashtu tha se do të bashkëpunojë me kompaninë Vuzix me bazë në SHBA, për të sjellë syzet inteligjente M100 në Kinë. Zyzet Vuzix M100 kanë procesor me dy bërthama me shpejtësi 1GHz dhe përdorin sistemin operativ Android 4.0.4. Këto syze do të ofrohen fillimisht për zhvilluesit për rreth 1300 dollarë.

 

(Herë të lexuara: 268)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *