Lenovo sjell Yoga Book që mund ta përdorni si laptop, tabletë dhe si platformë vizatimi

1

Pajisja e re e Lenovo e quajtur Yoga Book mund të përdoret si tabletë, laptop, platformë vizatimi apo si fletore shënimesh.

7

Kur është e mbyllur Yoga Book duke si një fletore e madhe shënimesh, por sapo ta hapni kthehet në një kompjuter apo tabletë ku veçoria më e madhë është se tani do të përdorni fletë të vërteta për të vizatuar dhe ajo çfarë ju vizatoni digjitalizohet menjëherë duke u shfaqur në ekranin e kompjuterit.

2

Ekrani i Yoga Book është HD dhe 25 cm më rezolucion 1,920 x 1,200 piksel. Ai është i pajisur me një laps te posaçëm i cili përdor bojë të vërtetë kur ju doni të vizatoni.

Për ta digjitalizuar vizatimin tuaj duhet që fletën ta mbani mbi tastierën me prekje që Yoga Book përmban. Kur nuk përdoret për të vizatuar, ajo kthehet në një tastierë normale kompjuteri me prekje. Lenovo ka vendosur të bëjë një version Android dhe Windows për Youga Book.

Ajo punon me një procesor Intel Atom x5-Z8550, me RAM 4GB dhe memorie 64GB që mund të shtohet deri në 128GB. Kamera e parme është 8 megapiksel ndërsa ajo pas 2 megapiksel.

4

Bateria 8,500mAh mund ta mbajë në punë deri në 15 orë për Android dhe 13 orë për Windows.

Lenovo akoma nuk ka thënë se kur do ta hedhë në treg pajisjen dhe sa do të kushtojë ajo.

 

 

 

 

(Herë të lexuara: 43)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tashmë Samsung Galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung Galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *