LG po kthehet drejt robotikës

lg-logo-624x351

Kompania elektronike e Koresë së Jugut, LG, tha se do të fillonte investimet e saj në fushën e robotikës për të sjellë inteligjencën artificiale në shumë nga detyrat e përditshme njerëzore. Në deklaratën e saj kompania tha se do të sillte pajisje të ndryshme robotike si frigoriferë, makina larëse, kondicionerë, robotë shërbyes etj.

“Ne po përgatitemi për të ardhmen duke investuar masivisht në shtëpitë smart, robotët dhe komponentë të tjerë kyç që do të përmirësojnë shërbimet e pajisjeve të shtëpive dhe bizneseve,” tha Jo Seung-jin, kreu i marrëdhënieve të biznesit në LG.

Avancimi në fusha të tilla si ajo e inteligjencës artificiale dhe komunikimit wireless po lejojnë makineritë të realizojnë ndërveprime më të gjëra ndërmjet internetit dhe të kryejnë detyra më të ndërlikuara se më parë.

Shumë vende po investojnë në fushën e robotikës duke shpresuar në zhvillimin e një industrie që do të lehtësojë zgjidhjen e disa nga problemeve sociale dhe ekonomike si numri i ulët i lindjeve, apo popullsia e vjetër, duke lejuar robotët që të gatuajnë dhe të kujdesen për ta.

(Herë të lexuara: 40)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *