LG zbuloi televizorin e parë me ekran 8K

LG UH9800

Teknologjia e televizorëve nuk ka ndryshuar edhe aq shumë po ta krahasojmë me pajisjet e tjera elektronike. Gjatë këtyre 10 viteve të fundit kemi parë televizorë me ekran të sheshtë, të lakuar, LCD, plazma. Pastaj u shtuan teknologjitë 3D dhe Smart TV, ndërsa këto 18 muajt e fundit dolën në treg televizorët e parë me rezolucion 4K.

Cila do të jetë risia e radhës për televizorët? Ndoshta televizorët me ekran 8K. Gjiganti korean LG zbuloi sot televizorin UH9800 me ekran 98 inç dhe rezolucion 8K. Ai është televizori i parë që ofron rezolucion 8K HDR (7680 x 4320). Ky rezolucion është 8 herë më i madh se FullHD.

Përveç rezolucionit të lartë, televizori ka edhe panelin IPS me teknologjinë LG ColorPrime Plus,  që do të thotë se pajisja nuk do të shfaqë vetëm ngjyrat HDR, por edhe shumë ngjyra të tjera.

LG UH9800 është gjithashtu televizori i parë që ka të përfshirë lidhjen Super MHL, një veçori kjo shumë e mirë pasi ju lejon të shfaqni përmbajtje me rezolucion 8K tek televizori edhe nëse lidhja e internetit nuk është shumë e fortë.

Lidhja Super MHL u zbulua për herë të parë një vit më parë gjatë Shfaqjes Elektronike të Konsumatorit 2015. Ndërkohë që lidhja MHL është përdorur më shumë për të lidhur telefonat inteligjentë me televizorët dhe monitorët nëpërmjet një port HDMI, ky variant Super mbështet të gjitha teknologjitë e reja.

(Herë të lexuara: 1997)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Google sjell ‘Android O’ e ardhshëm për të shpëtuar baterinë e telefonit tuaj

Apple arrin të ketë vëmendjen e të gjithëve, por android mbetet sistemi operativ më i madh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *