LVL ju ndihmon të masni nivelin e hidratimit në trupin tuaj

capture

LVL quhet pajisja të cilën mund ta vishni dhe ajo do të monitorojë hidratimin e trupit tuaj duke ju informuar në kohë reale mbi nivelin e tij si dhe të dhëna të tjera shëndetësore si nevoja për gjumë dhe aktiviteti fizik.

Ajo mat në të njëjtën kohë hidratimin, të rrahurat e zemrës dhe aktivitetin sportiv për t’ju ndihmuar kështu të përmirësoni regjimin tuaj ditor.

“Trupi juaj përbëhet në pjesën më të madhe nga uji, kështu që edhe 1% më pak do t’ju ndikojë në një masë të madhe,” thotë Dustin Freckleton, zbuluesi dhe CEO i komanisë prodhuese.

Në varësi të dhënave që ndjesori mat, pajisja paraqet sasinë e ujit të domosdoshme për ju. Studiuesit thonë se njerëzit që flenë më mirë, janë më të lumtur dhe mendojnë më shpejt. Kjo është e lidhur direkt me sasinë e fluideve në trupin tuaj, pasi ata janë një faktor kyç që përcaktojnë performancën tuaj të gjumit.

LVL:

  • Mat sasinë e ujit dhe nivelin e sheqerit në gjak
  • Monitoron të rrahurat e zemrës
  • Kontrollon kohëzgjatjen e gjumit dhe funksionon si alarm
  • Mat hapat e bërë dhe kaloritë e harxhuara

a16a304767d49797bc6e1ae5276f946e_original

Pajisjen mund të gjeni në Kickstarter për 347 dollarë.

(Herë të lexuara: 52)

About Edla Zaganjori

Check Also

Ky procesor ka “superfuqi”

Qualcomm ka shfaqur sot dy produkte shtesë në linjën e procesorëve mobil, respektivisht Snapdragon 660 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *