Mark Zuckerberg kërkon që Facebook të lexojë mendimet tuaja

41401843-zuckerberg-tech-xlarge_trans++gsaO8O78rhmZrDxTlQBjdGLvJF5WfpqnBZShRL_tOZw

Facebook tashmë di më shumë për ju se shumica e miqtë tuaj, por nuk mjaftohet me kaq, tani ajo kërkon të njoh mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Mark Zuckerberg po mendon risinë e radhës për Facobook, krahas videove dhe një realiteti virtual tashmë Facebook ka ndërmend të shtojë edhe një opsion tjetër, leximin e mendimeve tuaja. Kjo ka qenë deklarata e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

“Duke qenë se deri tani, Facebook ka qenë i aftë të kuptoj se çfarë po ndodh përreth, ka ardhur koha që Facebook të bëjë më shumë, të jetë në gjendje të lexojë mendimet ose ndjenjat tuaja dhe t’ju lejojë ju, që ti ndani ato me botën që ju rrethon. Realizimi i kësaj ideje do të ishte perfekte për Facebook”, ka thënë Zuckerberg gjatë një seance për shtyp.

Natyrisht, është shumë e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të jenë në gjendje ta ndajnë atë me njerëz të tjerë.

Zuckerberg përmendi punën kërkimore të shkencëtarëve, të cilët ishin në gjendje të konstatojnë se çfarë njerëzit janë duke menduar në bazë të testeve MRI.

Kjo nuk është hera e parë që Zuckerberg flet rreth leximit të mendimeve. Vitin e kaluar ai tha se telepatia do të jetë “teknologjia e fundit e komunikimit”.

(Herë të lexuara: 44)

About Ardit Miraka

Check Also

Shtëpia inteligjente që keni ëndërruar gjithmonë

Për rezidencat e shteteve të bashkuara kompania e dizenjimit KB Home ka ndërtuar një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *