Me çfarë do të habisë Microsoft këtë herë?!

microsoft__logo

Nëse jeni kurioz te dini se çfarë po planifikon Mikrosoft, kompania së fundi ka njoftuar se ka diçka të re në projektet e saj në lidhje me softueret dhe harduerët . Ngjarja e cila do te japë të dhëna më të hollësihme do të mbahet më 26 tetor .Kompania nuk ka dhëne asnjë informacion konkret për lëshimin e ndonjë pajisjeje, por mendohet se e gjithë ngjarja do ti kushtohet Windows 10 .

“Bashkohuni me ne per tu informuar se cila është risija më e re në Windows. Ruajeni këtë datë për të parë ngjarjen e Mikrosoft në Nju Jork. Evenimenti do të mbahet në 26 tetor në orën 22:00”. Ka qënë kjo ftesa e cila është shpërndarë nga Microsoft.

Ngjarja mund të jetë në lidhje me çdo gjë, por ajo qe është folur më së shumti është se mund të jete për  sipërfaqen e harduerit.

Ne qershor u përfol se Microsoft ishte duke punuar në IMac për të krijuar një sipërfaqe AIO në PC. Më pas kjo gjë u rezervua për tu prezantuar në tetor. Për fat të keq nëse jeni duke pritur për një pajisje të re nga Microsoft si tableta  apo telefonë Microsoft mund të zhgënjeheni, sepse mundësia më e madhe qëndron në faktin se telefonët  Surface Microsoft nuk do të dalin se shpejti.

Por kët gjë presim ta vërtetojë data 26 tetor.

 

(Herë të lexuara: 165)

About Armela Malaj

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *