Micromax Dual 5, një superfuqi e vërtetë

Micromax ka bërë një kthesë të madhe 10 muajt e fundit në celularët që prodhon.Dhe celulari i tij i fundit duket se ka marrë disa superfuqi të reja.Gjëja e vetme që e veçon Micromax nga Apple dhe Samsung, është se ka një buton përpara ,por thuhet që në telefonin e ardhshëm do të krijohet një rivalitet i madh mes Apple ,Micromax dhe Samsung.

Por në fakt ky telefon përfaqëson një kapitull të ri të telefonëve celularë të Micromax.Por a ka në të vërtetë ky celular superfuqi? Le ta zbulojmë.

Si çdo celular edhe Micromax ka të mirat dhe të këqiat e tij.Me cilësinë e ndërtimit prej metali nga fillimi në fund ,celulari juaj Micromax do të ndihet i pathyeshëm.Ky celular peshon 164 gram dhe ka një hapësirë të madhe memorie.Micromax ka dyfishuar paratë e investuara për cilësinë e ndërtimit dhe dizajnit. Me 2 kamera 13 megapiksel ky celular është një arritje shumë e madhe për Micromax.

Gjëja e vetme negative në këtë celular është vetëm se nuk ka një cilësi të mirë drite LED. Por Micromax do të vazhdojë të na impresionojë me produktet e reja në vijim.

(Herë të lexuara: 128)

About JWebZ

Check Also

UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *