Microsoft blen kompaninë Xamarin

microsoft_xamarin

Microsoft ka vendosur të blejë kompaninë Xamarin, një specialist që merret me zhvillimin softuerik në platforma të ndryshme mobile. Xamarin do të ndihmojë gjigantin softuerik në zhvillim e teknologjisë së Platformës Universale Windows. Zhvilluesit mund të përdorin Xamarin për të shkruar aplikacione në iOS, Android dhe Microsoft Windows me ndërfaqen lokale të përdoruesit dhe të ndajnë kodin në platforma të ndryshme.

Me fjalë të tjera më pak teknike, programuesit softuerik mund të përdorin Xamarin për të shkruar aplikacione në gjuhën C# dhe më pas të njëjtin kod ta ndajnë tek pajisjet iOS, Android dhe Windows. Microsoft po përpiqet të ndihmojë komunitetin e zhvilluesve të krijojnë aplikacione për pajisje dhe platforma të ndryshme./ http://krokodili.al/

(Herë të lexuara: 132)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *