Microsoft: Edge është më energji-efiçent se të gjithë brouserat e tjerë

browser_comparison_energy

Ndërkohë që sot shpejtësia e brouserave të internetit është pothuajse e njëjtë tek të gjithë, programuesit janë fokusuar më shumë tek efiçenca e energjisë. Kur Microsoft tha në fillim se brouseri i tij Edge ishte më efiçent se të gjithë konkurrentët e tjerë si Chrome, Firefox dhe Oper, hapi një diskutim mjaft të madh.

Sot, Microsfot vjen me një raport ku vërteton përsëri teorinë e tij për efiçencën e Edge. Ai pretendon t’ia kalojë edhe Opera-s që njihet për opsionin e saj special të ruajtjes së energjisë.

 

Versioni i ri i Edge, thotë Microsoft, është tashmë 12 herë më shumë efiçent dhe paraqet për këtë testet e bëra.  Microsoft thotë se përdorim i Edge mund ta bëjë baterinë e laptopit të zgjasë 23%-69% më shumë.

E sigurtë që së shpejti edhe Opera, Mozilla dhe Google do të paraqesin një raport numrash për të mbrojtur brouserat e tyre përkundrejt Edge.

browser_energy_2

(Herë të lexuara: 46)

About Edla Zaganjori

Check Also

“Master Cart” mundëson pagesat nëpërmjet selfieve.

Mastercard prezantoi mënyrën e pagesës me anë të selfieve në fillim të këtij viti, ky …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *