Microsoft krijon një version kinez të Windows 10

Windows 10

Kina është një nga tregjet më fitimprurëse në botë për kompanitë teknologjike, por edhe e vetmja që luan sipas rregullave të veta. Kompanitë teknologjike gjithmonë bëjnë përjashtime kur blhet fjalë për Kinën, nëse duan të depërtojnë në këtë treg. Nuk është çudi të mësojmë se Microsoft ka krijuar një version special të Windows 10, versioni i fundit i sistemit të saj operativ, vetëm për qeverinë kineze.

Ky version special është quajtur Windows 10 Zhuangongban. Duke folur për revistën kineze Caixin, shefi ekzekutiv i divizionit të Microsoft-it në Kinë, Ralph Haupter, tha se ky version special i Windows 10 ka disa aplikacione dhe shërbime nga Microsoft dhe përmban më shumë kontrolle sigurie dhe menaxhimi, ashtu siç ka kërkuar qeveria kineze.

Harper nuk zbuloi shumë detaje në lidhje me këtë version të ri sistemit operativ, por vetëm tha se ai do të mund të shfaqë çdo program të përshtatshëm për Windows-in.

(Herë të lexuara: 62)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të bllokoni iPhonin e dikujt vetëm me një mesazh

Një gabim në telefonin iPhone, që ka dalë së fundmi, mund ta bllokojë iPhonin tuaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *