Microsoft ndihmon financiarisht blerësin e Yahoo-së

20160324-marissa-mayer-skeptical

Yahoo po kalon kohë të vështira për shkak të konkurrencës së fortë nga Google dhe Facebook. Të ardhurat e Yahoo-së u rritën me 6.8 për qind në pjesën e tretë të vitit 2015, por fitimet u ulën me 76 milionë dollarë. Madje u larguan edhe disa punonjës të rëndësishëm nga kompania. Në shkurt Yahoo tha se ka krijuar një komision që të gjejë blerës potencial për shërbimet kryesore, ku përfshihen kërkimi, posta dhe sajtet e reja të saj. Në atë kohë Verizon Communications Inc., Comcast Corp. dhe AT&T Inc ishin blerësit potencialë.

Deri më tani Microsoft nuk ka arritur në një marrëveshje, por është takuar me kompanitë e interesuara duke u thënë se do t’i ndihmojë financiarisht nëse vendosin të blejnë Yahoo-në. Këtë e bën në mënyrë që të ruajë partneritetin me Yahoo-në pasi Microsoft ka lidhje të afërta me kërkimin dhe reklamimin me të. Kjo nuk është hera e parë që Microsoft tregon interes ndaj Yahoo-së. Në vitin 2008 Microsoft kërkoi të blinte kompaninë për rreth 45 miliardë dollarë.

Jeff Smith, shefi ekzekutiv i Starboard tha se Yahoo-së i duhet një bord i ri që t’i rikthejë besimin kompanisë e cili është kritikuar vazhdimisht që është tepër e ngadaltë, plot me konflikte interesi dhe që e ka shumë të vështirë të gjejë blerës të kualifikuar, të motivuar dhe strategjikë.

Kapitali i Yahoo-së është 32.5 miliardë dollarë, duke përfshirë këtu edhe aksionet në asetet aziatike. Pas shpërbërjes së aseteve të Grupit Alibaba dhe rënies së vlerës së aksioneve në Japoni, çmimi për shërbimet kryesore të Yahoo-së varion nga 6 deri në 8 miliardë dollarë. Por burime nga Yahoo thonë se duan t’i shesin për 10 miliardë dollarë.

Të dyja palët, si Microsoft, po ashtu edhe Yahoo kanë vendosur të mos japin komente rreth kësaj çështje.

(Herë të lexuara: 65)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Facebooku shqiptar, Dhelpra

Më në fund sapo është lancuar një rrjet social Anonim i pai në Shqipëri, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *