Microsoft ofron abonim falas të Office 365 për përdoruesit e Lumia 950 dhe 950XL

Microsoft

Të gjithë ata persona që do të blejnë një telefon Lumia 950 ose Lumia 950 XL (ose nëse e kanë një të tillë) do të përfitojnë një vit abonim falas tek paketa Office 365 Personal. Një paketë e tillë kushton 70 dollarë dhe ju lejon të përdorni aplikacionet më të fundit Office (duke përfshirë këtu Word-in, Excel-in dhe PowerPoint-in) në kompjuter, tablet ose telefon inteligjent. Kompania do të ofrojë gjithashtu 1 TB hapësirë në OneDrive.

Për të përfituar ofertën duhet të përdorni aplikacionin Lumia Offers tek telefonat Lumia 950 ose 950 XL, pasi ta shkarkoni nga Windows Store. Pastaj zgjidhni abonimin Office 365 nga lista, vendosni adresën e email-it dhe ndiqni udhëzimet. Oferta do të zgjasë deri më 30 qershor.

(Herë të lexuara: 57)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *