Microsoft: shiten 350 milionë licenca Windows 7 për 18 muaj

Zyrtarët e Microsoft-it thanë më 22 Prill se kompania ka shitur 350 milionë licenca Windows 7 në 18 muajt që kur u lançua produkti.

Fakte të tjera të rëndësishme për Microsoft-in në lidhje me Windows 7 ishte shitja e 240 milionë kopjeve që vitin e parë të lançimit dhe 300 milionë licencat e shitura në fund të Janarit 2011.

Microsoft nuk bën një kategorizim të shifrave se sa prej atyre licencave instalohen paraprakisht në kompjuterët e rinj, shiten si përmirësime apo si licenca volumi.

Këtë javë Microsoft-i shfaqi një mënyrë të re për të ndihmuar kompaninë t’u shesë më tepër Windows klientëve të saj në Britaninë e Madhe.

Nënfaqja “Windows Collection” në uebfaqen e Windows të Microsoft-it e organizon kompjuterin sipas funksionit primar – “bashkudhëtar celulari,” “profesional,” “lojëra,” etj. – dhe liston një sërë modelesh të ndryshme me çmime të ndryshme nga tregtarët. Zyrtarët e Microsoft-it tha se ideja është të reduktojmë theksimet te shpejtësia dhe furnizimi dhe nënvizimi i dallimeve në dizajn dhe faktorë. Microsoft-i ka bërë diçka të ngjashme me Windows 7, por “The Collection” është një paraqitje e rifreskuar e grupimit sipas konceptit të funksionit.

 

(Herë të lexuara: 277)

About Parid Plaku

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *