Miss Universe Albania sjell në Tiranë Gabriel Garko

121

Aktori i famshëm Italian Gabriel Garko, i cili konsiderohet në vendin fqinj një seks-simbol do të mbërrijë në Tiranë si i ftuar special në “Miss Universe Albania 2015”.

Gabriel Garko

Këtë vit spektakli do të vijë në një dimension të ri, pasi është konceptuar ndryshe, duke u frymëzuar nga sfilatat e “Victoria Secret”.

Përveç bukurosheve konkuruese në “Miss Universe Albania”, atmosferën pritet ta ndezin edhe dyshja Noizy dhe Era Istrefi me hitet e tyre muzikore që janë dëgjuar gjatë gjithë kësaj vere.

Ky kompeticon bukurie i është besuar në prezantim, Albert Dumanit, ndërsa regjisor i spektaklit do të jetë, Bledar Laço. Vajza që do të “rrëmbejë” kurorën e më të bukurës për këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Shangai të Kinës në “Miss Universe 2015”. /tvklan.al

 

Burimi: TV Klan

 

(Herë të lexuara: 253)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *