MIT ndërton një chip që simulon lidhjen mes muskulit dhe nervave

mit-

Në një përpjekje për të kuptuar më mirë ndërilidhjen neuromuskulore, inxhinierët e MIT kanë arritur të ndërtojnë një chip i cili arrin të simulojnë muskujt më anë të nervave. Me anë të pajisjes do të mund të bëhej i mundur formimi i një lidhjeje neuro-muskulore, aty ky sinapset e neuroneve të takonin qelizat muskulore.

Skuadra e ka zhvilluar metodën e përgjigjes së muskulit duke dërguar një impuls dritor tek neuronet ngacmimi i të cilave i shkakton më pas qelizave muskulore dridhje apo tkurrje. Në fibrat muskulore ishin futur edhe mikrondjesorë që do të rregjistronin sasinë e lëvjes së shkakturar nga ngacmimi nervor dhe forcën e ushtruar mbi to.

Ndërkohë që të dy llojet e indeve nervorë dhe ato muskulorë ishin ndarë ndërmjet tyre duke u futur në një material tjetër xhelatinoz, që imitonte mjaft mirë ndarjen natyrore që ato kanë në trupin e njeriut.

Shkencëtarët dhe mjekët mendojnë se me anë të kësaj metode do të përpiqen të njohin dhe të hulumtojnë më shumë rreth lidhjeve muskulore dhe faktorëve që ndikojnë dëmtimin e tyre si dhe të kuptojnë më mirë këtë funksion të trupit të njeriut.

(Herë të lexuara: 40)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *