MOTI ju ndihmon të ndërtoni zakonet tuaja ditore

capture

MOTI është një pajisje që ju jep lajmërime audio në orë të caktuara dhe në mënyrë të përsëritur, duke ju ndihmuar të bëheni më të rregullt dhe të disiplinuar. Ai është një mënyrë e re për të qenë të përgjegjshëm dhe të motivuar në ndërtimin e sjelljeve dhe zakone të cilat e dini që duhet t’i bëni si ushtrimet sportive dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Ka një mori aplikacionesh dhe ndjesorësh që ju ndihmojë të formoni sjelljet, por MOTI, bazuar në shkencën e ndërtimit të robotëve socialë, punon më shumë se thjesht një pajisje: ai është një shok që ju kujton dhe ju motivon për kryerjen e detyrave tuaja të përditshme.

Ai analizon sjelljet tuaja, ndërton një profil personaliteti dhe e krahason atë me pjesën tjetër të komunitetit MOTI. Roboti është i bazuar në studimet akademike të bëra në fushën e ndërtimit të robotëve socialë. Principi kryesor që përdor ai për ndërtimin e një zakoni është ai që përdor truri natyralisht:

Truri juaj ka nevojë për tre gjëra për të formuar një zakon të qëndrueshëm: një nxitës, rutinën, dhe shpërblimin.

capture

Ja disa nga zakonet që njerëzit janë mësuar t’i bëjnë duke përdorur MOTI-n :

  • Të ushtruarit çdo ditë për 30 minuta (vrap, ecje, etj.)
  • Pirja e 8 gotave ujë në ditë
  • Leximi para gjumit
  • Praktikimi i meditimit
  • Përmbushja e terapive fizike
  • Pastrimi i dhëmbëve me pe dentar
  • Praktikimi i një instrumenti
  • Dhe shumë më tepër !

(Herë të lexuara: 75)

About Edla Zaganjori

Check Also

Ky procesor ka “superfuqi”

Qualcomm ka shfaqur sot dy produkte shtesë në linjën e procesorëve mobil, respektivisht Snapdragon 660 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *