Mund të përdorni edhe të tjerë përveç Google Play Store

alternative-app-stores-2-640x0

Google Play Store ka më shumë se një milionë aplikacione dhe miliarda shkarkime çdo muaj, por nuk është i vetmi vend për të marrë aplikacione. Ka edhe alternativa të tjera të dyqaneve të programeve për Android, të cilat mund ti përdorni falas dhe sa herë të doni.

Ka një seri arsyesh pse ta zëvendësoni Google Play Store. Shumica e tregjeve të aplikacioneve alternativë Android ofrojnë cilësi dhe avantazhe më të mira:

Aplikacione falas – Disa nga ‘app stores’ ofrojë aplikacione falas ose ulje për disa nga ato në ditë të caktuara, duke i ndihmuar kështu edhe aplikacionet e reja që mund të jenë shumë ndihmuese të përhapen më shumë.

Rekomandime për programet – Njëkohësisht këto dyqane ofrojnë edhe rekomandime për disa nga aplikacionet të cilat mund të mos i hasnit kurrë në Google Play Store.

Në qoftë se jeni një programues në Android, për të promovuar aplikacionet tuaja një dyqan tjetër përveç Play Store do t’ju ndihmonte më shumë, pasi në Google Store janë aplikacionet më të shkarkuara ato që favorizohen dhe rekomandohen në fillim.

Për të shkarkuar dyqane të tjera për aplikacionet në Android duhet të shkoni tek Settings, në menunë Security dhe të klikoni mbi Unknown sources.

Disa nga opsionet e tjera alternative janë:

  • Amazon App Store
  • Aptiode
  • F-Droid
  • 1-Mobile

(Herë të lexuara: 124)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *