Musk ndërton tani një ‘palestër’ për Inteligjecën Artificiale

20150211152343-elon-musk-tesla-motors-2

Një grup biznesmenësh kanë hapur një lloj të ri ‘palestre’ vetëm për robotë. Grupi kryesohet nga Elon Musk, që është edhe bosi i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike, Tesla Motors dhe asaj të turizmit hapësinor, SpaceX. Musk njihet gjithashtu edhe si themeluesi i shërbimit të pagimit online, PayPal. Projekti i tij më i fundit quhet OpenAl Gym. Ai përfshin një platformë për studiues dhe programues të cilët kërkojnë të testojnë punët e tyre. Të gjithë njerëzit mund të marrin pjesë falas dhe të testojnë idetë e tyre mbi inteligjencën artificiale.

Musk ka shkruar mbi projektin e tij OpenAl Gym dhe arsyen pse skuadra e tij vendosi ta ofronte atë falas. Ai thotë: “Qëllimi ynë është të avancojnë inteligjencën digjitale në një mënyrë të tillë që të mund të përfitojë e gjithë shoqëria njerëzore.”

Çdo testim që rezulton i suksesshëm në OpenAl Gym vlerësohet dhe kurajohet me një çmim. Qëllimi është të ndërtohen algoritme që mund të realizojnë shumë gjëra njëkohësisht, më shumë se sa ato që mund të realizojnë diçka të vetme megjithëse shumë mirë.

(Herë të lexuara: 45)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *