Ndahet nga jeta Ian Murdock, themeluesi i sistemit operativ Debian Linux

Ian Murdock

Është ndarë sot nga jeta Ian Murdock, themeluesi i sistemit operativ Debian Linux. Vdekja e tij ka prekur të gjithë komunitetin e softuerit. Ai ishte vetëm 42 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nëpërmjet një postimi në uebsajtin Docker, ku Murdock ishte pjesë e stafit teknik. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur akoma. Murdock shkroi para disa ditësh në llogarinë e tij në Twitter se do të kryente vetëvrasje. Njerëzit menduan se mund të jetë hakuar llogaria e Murdock dhe se postimi nuk ishte bërë nga ai.

Ian Murdock_Twitter

Gjithsesi, deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar mbi shkakun e vdekjes.

Murdock zhvilloi sistemin operativ Debian Linux në vitin 1993. Më përpara ai ka punuar tek Sun Microsystems dhe ka shërbyer si shef ekzekutiv i teknologjisë tek Fondacioni Linux.

(Herë të lexuara: 166)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *