Ndërtohet një material që bllokon valët elektro-magnetike të pajisjeve elektrike

mxene-624x352

Jemi të rrethuar nga çdo anë me pajisje teknologjike dhe jemi bërë të varur nga to. Kemi dëgjuar se shumë nga ato, veçanërisht pajisjet celular dhe televizorët emetojnë valë elektromagnetike që ndikojnë negativisht në organizëm.

Më në fund është gjetur një zgjidhje për t’u mbrojtur nga ky lloj rrezatimi. Një grup shkencëtarësh nga Koreja e Jugut kanë zhvilluar një material të ri, i cili bllokon në mënyrë efektive valët elektromagnetike që vijnë nga pajisjet elektrike.

Skuadra  nga Insituti i Shkencës dhe Teknologjisë së Koresë (KIST), si dhe një skuadër tjetër nga Universiteti Drexel i Amerikës të kryesuar nga Gu Jong-min, arritën të ndërtonin një material të tillë që mund ta përmirësojë ndjeshëm ndërveprimin tonë me pajisjet teknologjike.

Më e bukura është se materiali ndërtohet shumë kollaj dhe ka një kosto të ulët prodhimi.

“Shpresojmë se materialin mund ta përdorim jo vetëm për të bllokuar valët elektromagnetike, por edhe për qëllime të tjera,” thotë Gu. Ai është akoma në fazën e ndërtimit dhe mund të duhet edhe pak kohë deri sa të jetë gati për tu hedhur në treg.

(Herë të lexuara: 88)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *