Ndeshja me Serbinë, ambasadori Zariç takonhet me Dukën

1441799658duka-zaric

Ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi, duket se do t’i paraprijnë një mori masash sigurie.

Për këtë arsye sot ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zaric, ka zhvilluar një takim me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, për të parë mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për mbarëvatjen e ndeshjes së tetorit.

Me një shqipe folur të mirë, ambasadori serb ka thënë se, ka besim të madh në mirëorganizimin që do t’i bëjë federata dhe qeveria shqiptare kësaj sfide të rëndësishme në mënyrë që të evitohet çdo lloj incidenti i mundshëm.

“Biseduam për ndeshjen e ardhëshme mes dy kombëtareve tona. Kemi besim tek institucioni i futbolllit shqiptar dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mjaft mirë, në këtë ndeshje”,- u shpreh ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zaric.

Burimi: Mapo

(Herë të lexuara: 108)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *