Në Kaliforni luajnë me ski në temperatura 30°C

skischule-scuola-sci-alta-badia-2-1

Keni menduar ndonjëherë të bëni ski në mes të verës?

Në një resort në malin Boreal të Kalifornisë, në temperaturë 30 gradë celsius, disa turistë kanë mundur të luajnë me ski në dëborë falë një teknologjie që arrin të prodhojë reshje të dendura dëbore.

Pajisja që prodhon kristalet e akullit merr si lëndë të parë ujin, e ftoh atë në një kondicioner gjigand dhe e spërkat ujin e ngrirë në një sipërfaqe. Pastaj formohen kristalet e vogla në përmasa standarde dhe më anë të një tubi të madh fryhen në ajër në një lartësi 183 metër sikur të ishin flokë të vërtetë dëbore.

Megjithëse kjo nuk mund të konsiderohet si dëborë e vërtetë, ajo krijon kushte njëlloj të favorshme për të luajtur me ski apo slita. Edhe pse nuk mund të mbijetojnë për shumë gjatë në temperatura të larta, kristalet e akullit kanë dendësi më të madhe se kristalet normale të dëborës, duke e bërë atë të shkrijë 10 herë më ngadalë.

Edhe më parë janë ndërtuar teknologji të ngjashme për formimin e dëborës, por ato nuk mund të punojnë në temperatura më të larta se 2 gradë celsius, ndërsa kjo pajisje mund të punojë në çdo vlerë temperature.

E meta e vetme e saj është se sasia e energjisë që nevojitet për prodhimin e dëborës është rreth 4-fishi i energjisë që përdorin makineritë e vjetra të prodhimit të dëborës. Kostoja shumë e shtrenjtë e vënies në punë të kësaj teknologjie, ka bërë që pronarët e saj ta ndezin vetëm për periudha të kufizuara kohore.

 

(Herë të lexuara: 29)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *