Nexus 6p, probleme të rënda me baterinë

google-nexus-6p-2069-001

Duket se disa njerëz po përballen me probleme të baterisë mbi Nexus 6P pas përditësimit në celularin e tyre në Android 7.0 nuga. Shumë prej tyre kanë ngritur forume në internet për t’u ankuar në lidhje me këto çështje të të cilat  nuk i kishin hasur para përditësimit Nuga.

Kjo është një çështje tepër e çuditshme dhe ndërkohë duket se nuk ndikon tek të gjithë përdoruesit por për një pjesë të mjaftueshme për të garantuar një shpjegim nga Google.

Një përdorues i Nexus 6P ka postuar edhe një video në YouTube që tregon se fuqitë e celularit bien poshtë plotësisht dhe nuk kthehet deri sa të vendoset në karikim. Kjo ndodh ndërkohë që është i ngarkuar mjaftueshëm dhe fuqitë e telefonit bien poshtë vetëm pasi shkrep disa foto. Çdokush mund ta priste një reagim të tillë nga telefoni i tyre nëse ai nuk do të kishte karikim aq sa duhej, por është e çuditshme është se kjo gjë ndodh edhe kur telefoni është ngarkuar mjaftueshëm

Google nuk e ka pranuar këtë çështje ende, dhe për të është e paqartë se çfarë mund të ketë shkaktuar këtë problem.Përderisa nuk ka patur asnjë koment zyrtar për këtë çështje nga kompania është e paqartë se kur ky problem mund të rregullohet.

(Herë të lexuara: 112)

About Armela Malaj

Check Also

UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *