Një kanadez zbulon një material tekstil që eliminon vetë bakteret

towel1-720x480-c

I ndërtuar nga dy inxhinierë kanadezë, i quajtur peshqiri “ArgjendBambu” nuk është vetëm peshqiri më i butë i thurur ndonjëherë, por mund të eliminojë vetë 98% të baktereve që mblidhen në të, duke qëndruar gjithmonë i pastër dhe i gatshëm për t’u përdorur.

Piyush Maheshwari, një nga krerët e projektit, thotë se ai e ndërtoi këtë për shkak të një problemi që kishte me lëkurën. Një nga dermatologët e shumtë që ai takonte i kishte thënë që peshqirët që përdornim zakonisht duhej të laheshin më shumë se dy herë në javë pasi numri i baktereve në të dyfishohet brenda 20 minutave.
Kjo do të thotë që brenda disa orëve në peshqir mund të gjenden mbi 2 milionë baktere. Kur Maheshwari mësoi këtë, vendosi t’i japë menjëherë një zgjidhje.

towel4-720x480-c

Ai zbuloi vetitë antibakteriale të argjendit dhe të bambusë dhe vendosi t’i përdorte ato në peshqirin që kishte ndërmend të bënte vetë. “Argjendi përdoret shumë në kujdesin shëndetësor dhe është përdorur në mjekësi që në vitet e para kur u zbulua,” thotë ai. “Sot, shumica e pajisjeve të veçanta në spitale përdorin argjendin si mjet kundra mikrobeve. Gjithashtu fibrat e bambusë përmbajnë një agjent natyror antibakterial të quajtur ‘kun’. Fibrat e Bambusë janë më të buta dhe absorbojnë lagështirën më mirë se pambuku.

Peshqiri kanadez shitet për 91 dollarë.

(Herë të lexuara: 41)

About Edla Zaganjori

Check Also

A do të ishit tё aftё tё flinit ne njё dhomё hoteli e cila lundron nё oqean?

Nёse jeni fans i hoteleve tё ҫmendur atёherё ky hotel duhet tё jetё i pari …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *