Një lojë shahu në Facebook Messenger, ja si ta luani

shah

Facebook ka shtuar një lojë shahu tek aplikacioni i saj për mesazhe nga pajisjet mobile, Messenger. Loja mund të luhet nga të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni. Për të nisur lojën, hapni Messenger, filloni një bisedë me një mik dhe shtypni kodin “@fbchess play”. Menjëherë do të hapet një fushë shahu ku do të keni mundësi të luani.

Për fat të keq, ju nuk mund t’i luani gurët e shahut, por duhet të dërgoni komanda të shkruara që të lëvizin gurët. Fusha do të rifreskohet pas çdo komande që do të jepni. Për të mësuar të gjitha komandat, shtypni “@fbchess help” tek Messenger dhe do të merrni të gjitha udhëzimet e duhura.

Facebook_shah

(Herë të lexuara: 256)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *