Një top zjarri në mes të ditës, mister në Tajlandë

meteor-close-up_3431329b

Një dritë misterioze, si një top zjarri është parë në një pjesë të Tailandës dhe banorët kanë postuar video me pyetjen se çfarë ishte ai objekt. Video është filmuar rreth orës 08.40 me orën lokale tregon topin e zjarrit që shfaqet në qiell para se të zhdukej në horizont.

Bangkok Post citon zyrtar të Bankok Planetarium të thonë se nuk kanë pasur raportime për rënie meteorësh në Tokë. Zyrtari thotë më tej se nëse do të kishte rënë një meteor në Tokë do të ishte vënë re, ose do të ishte djegur në atmosferë. Madje ai thotë se mund të ketë qënë një balonë që digjej.

Dr. Alan Duffy i Universitetit të Teknologjisë së Swinburne thotë se objekti mund të ketë qënë me një madhësi prej një metër, dhe është parë qartë ditën për një kohë jo shumë të gjatë.

Ai thotë se ngjyra e zjarrit tregon se kemi të bëjmë me një objekt me bazë hekuri, duke cituar rihyrjen e disa mbetjeve hapësinore. Duffy thotë se një pjesë përbërëse e një rakete kineze ishte parashikuar të hynte në atmosferë, dhe ndoshta ka hyrë më herët.


Burimi: Top Channel

(Herë të lexuara: 116)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *