Njerëzit që përdorin këto fraza në mediat online kanë më shumë gjasa ti qëndrojnë dietës së tyre ditore


Njerëzit që përdorin frazat më pozitive në faqet e mediave sociale janë gjetur të kenë më shumë gjasa që të zbatojn planin e tyre të dietës ditore.
Është e qartë se llogaritë tuaja të mediave sociale thonë shumë për ju. Por kjo nuk mund të jetë aq e qartë se sa përdorimi i faqeve tuaja si Twitter apo Instagram. 

Në institutin e teknologjisë Gregoria kanë treguar se mund të parashikojnë me saktësi prej 77% dietat e suksesshme .

Në mes të një popullariteti të përdorimit të  palestrës, studiuesit kanë vënë re se shumë njerëz i ndajnë rezultatet e tyre në mediat sociale.” Twitter është një platformë e përgjithshme e mediave sociale, jo në menyrë specifike e lidhur me shëndetin apo dietat” deklaron  studiuesja Munmun de choudhury për Krokodili.com .

Pse është ateherë që njerëzit te ndajnë dietat e tyre të përditshme në Twitter ? Kjo ishte pyetja kryesore në kërkimin tonë.Kështu që a ka lloje të tjera të përmbajtjes së gjuhës dhe aktivitete të përbashkëta në Twitter të cilat do të parashikonin pajtueshmerinë e dietës së dikujt në të ardhmen ?

Choudhury dhe skuadra e saj studiuan fjalët dhe frazat për më shumë se 2 milion fjalë dhe mbi 100.000 aplikacione të hyrjes në palestër , nga 700 përdoruesit të Twitter. Ata zbuluan se njerëzit që përdorin frazat më pozitive, të përqëndruara në të ardhmen dhe frazat vet-reflektuese kanë më shumë gjasa që të rrinë në planin e tyre ditor të dietës

Nga ana tjetër chourdhury tha: përdoruesit e dietës, të pasuksesshëm kanë tendencë për të folur pak për shëndetin dhe palestrën në Twitter-in e tyre, dhe vet-respekti i tyre  duhet të jetë i ulët , për shkak se ata nuk flasin për arritjet e tyre.  Ata gjithashtu kanë përkrahje më pak nga sa mund të kenë përdoruesit e tjerë. Së fundi këta përdorues të dietës  shprehin  në twitter emocione shumë negative si zemërimi , ankthi trishtimi në postet e tyre.

Mjetet sasiore  mund të përfshijnë këtë informacion për t’i shtyrë njerëzit  bindshëm të vazhdojnë të ndajnë informacionin e tyre  të dietës, dhe të miratojnë mirë praktikat e sjelljes shëndetësore që mund të zvogëlojnë gjasat e dështimit të dietave të ndryshme.


(Herë të lexuara: 27)

About Elisabeta miraka

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *