Operacioni kundër informalitetit, Bode: Efekte afatgjata negative për biznesin

_dsc0972

Ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode deklaron se aksioni i qeverisë kundër informalitetit, edhe pse përkohësisht mund të sjellë të ardhura shtesë në buxhet, do të godasë ekonominë.

“Në raport me buxhetin mund të prodhohen 5 lekë më shumë të ardhura në periudhë afatshkurtër, por që janë të të rrezikuara në përqëndrueshmërinë e tyre në periudhat afatmesme dhe afatgjatë. Në raport me biznesin mendoj që do të ketë një impakt negativ”, tha ish-ministri Bode.

Bode mendon se informaliteti në Shqipëri nuk është në përmasat për të përligjur një operacion të menjëhershëm në këtë shkallë. Sipas tij, lufta ndaj informalitetit dhe vendosja e konkurrencës në treg është një proces i vazhdueshëm dhe pjesë e programeve qeverisëse.

“Goditja në mënyrë të menjëhershme mund të sjellë shkëputjen e shumë hallkave të funksionimit të ekonomisë, këtu nuk e kam fjalën për sistemin por për zinxhirin e tregut. Hallka të cilat do të dobësohen e do të këputen, dhe që do të kompensohen e zëvendësohen jo me hallka që funksionojnë sipas logjikës së qeverisë, por me të tilla që mund të funksionojnë edhe më keq sesa janë aktualisht”, tha më tej Bode.

Për ish-kryefinancierin e djathtë, biznesi do ta ketë të vështirë të përshtatet me pasojat, që vijnë nga një operacion i menjëhershëm, por edhe nëse kjo do të ndodhë, prapë koston do e paguajnë qytetarët.

“Maksimumi, edhe në qoftë se do të mund të absorbohet nga biznesi gjithë ky proces në një kohë afatshkurtër, siç kërkon qeveria, ai sërish do të jetë me pasoja mbi konsumatorët, sepse gjithçka do të kalojë te çmimi i shitjes, i shërbimit apo i investimit”, deklaroi ish-ministri i Financave, Ridvan Bode.

Kryeministri Rama e ka cilësuar betejën ndaj informalitetit, si testin më të rëndësishëm të mandatit qeverisës, duke deklaruar se, vendosja e barazisë në treg është jetike për ekonominë dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Burimi: Top Channel

 

(Herë të lexuara: 73)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *