Oriz i zi me fruta deti

oriz_i_zi_me_fruta_deti

Përbërësit për 4 persona:

320 g oriz i zi

1 kg midhje

8 këmbë karkalecash të pastruar

2 lugë majdanoz të grirë hollë

4 thelbinj hudhër

piper

5 lugë vaj ulliri

8 kokra pomodorini (domate të vogla)

kripë

700 gramë molusqe

Përgatitja:

Vendosim orizin e zi në ujë të kripur dhe e ziejmë duke u kujdesur të jetë pak al dente.  Ndërkohë, pastrojmë midhjet dhe i zgjedhim një nga një. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me molusqet të cilat i vendosim në ujë të kripur deri në momentin e përdorimit. Në një tigan hedhim 2 lugë vaj ulliri dhe një thelbi hudhër. Shtojmë molusqet dhe i lemë derisa të hapen.

Në një tjetër tigan të thellë hedhim midhjet, majdanozin e grirë, 2 thelbinj hudhër të prera me copa të vogla, pak piper dhe i lemë në zjarr për disa minuta. Presim në copa të vogla karkalecat dhe qërojmë edhe molusqet, duke lënë ndonjë të plotë pasi do ta përdorim për zbukurim.

Në një tjetër tigan hedhim 3 lugë vaj, një thelbi hudhër dhe shtojmë domatet e prera me copa të vogla. I lemë të skuqen për pak miunuta më pas shtojmë karkalecat si dhe orizin e zi. Teksa i përziejmë shtojmë 2/3. Shtojmë midhjet, molusqet, majdanoz dhe piper.

Burimi: TV Klan

(Herë të lexuara: 215)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *