Paditet kompania e Jessica Alba

Jessica-Alba-The-Honest-Co

Një klient i pakënaqur ka paditur kompaninë e Jessica Alba, “The Honest Company”, për mashtrim.

Jonathan Rubin ka dorëzuar një dosje në gjykatë kundër “Honest Company”, duke pretenduar se nuk është një kompani e ndershme dhe se produktet e saj nuk janë aq natyrale, ashtu sikurse ata i reklamojnë.

Rubin gjithashtu shton se produktet e tilla si sapunët larës, pastruesit, të gjithë kanë përmbajtje artificiale, duke bërë kështu që të mos jenë aq natyrale.

Rubin ka vërtetuar pretendimet e tij nga një grup ambientalistësh, i cili ka dalë në përfundimin se përbërësi mund të jenë tepër të rrezikshëm.

Klienti ka treguar se kremi i diellit, që ai kishte përdorur, nuk ishte aspak efektiv dhe se për këtë janë ankuar shumë përdorues.

 

Burimi: Top Channel

 

(Herë të lexuara: 107)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *