Patatina në kushtet e shtëpisë

Crisps

Përbërësit:

Patate

Vaj luledielli për skuqje

Kripë/piper/rigon

Përgatitja:

Në fillim qërojmë patatet me shumë kujdes. I lajmë dhe i presim ato në feta sa me të holla. I vendosim më pas në një enë me ujë dhe i lëmë aty për rreth 2 orë, ndërsa ndërrojini ujin 1 herë në 1 orë.

Kjo bën që patatet të heqin niseshten e tepërt dhe të bëhen sa me krokante. Pas 2 orësh i kullojmë dhe i thajmë me letra kuzhine.

I skuqim në tempertaturë 190 gradë, në vaj të bollshëm afërsisht 3 minuta dhe më pasi i heqim duke i vënë menjëherë në një letër kuzhine.

Pasi t’ju jetë pirë vaji, hidhini kripën dhe erëzat dhe lerini të ftohen plotësisht në temperaturë ambjenti.

Burimi: TV Klan

(Herë të lexuara: 242)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *