Përgjysmohet përdorimi i RAM-it nga përditësimi radhës i Chrome.

one-half

Shpërdorimi i hapësirës së kujtesës ka qënë gjithmonë një akuzë që i është drejtuar kompanisë Google. Kjo akuzë nuk është thjeshtë një sulm nga konkurentët e saj por ka diçka të vërtetë nën të. Kohët e fundit kompania ka punuar në mënyrë intensive për të ulur sa më shumë përdorimin e kujtesës.  Në përditësimin e tij të radhës pritet të bëhet e mundur përgjysmimi i përdorimit të RAM-it.

 

update

Në raportimet e mëparshme supozohet se versioni i radhës i Chrome-it që pritet të vijë do të këtë tipare të një motori JavaScript-i i cili do të mundësoj përdorimin e një hapsire shumë herë më të vogël.

Nga disa testime të versionit të fundit të Chromi-it CNET raporton se përdorimi i kujtesës do të ulet deri në 50% nga mesatarja e mëparshme ndërsa madhësia e saj do të ulet deri në 40%.

Vetëm disa muaj na ndajnë nga publikimi i versionit, Chrome 55. Grupi specialistëve që është duke punuar thotë se do të jetë gati më 6 Dhjetor, por nëse jeni tepër të interesuar për ta përdorur sa më parë mund të shuani kuriozitetin tuaj nëpermjet linjës beta të Chrome-it.

Pavarsisht shpërdorimit të kujtesë, Chrome mbetet motori i kërkimit  më i preferuar dhe më i pëlqyer nga motorët e tjerë. Përdoruesit  e Google-it me siguri do ta vlerësonin shumë këtë zhvillim tepër  efikas.

 

welcome

(Herë të lexuara: 243)

About Armela Malaj

Check Also

Facebooku shqiptar, Dhelpra

Më në fund sapo është lancuar një rrjet social Anonim i pai në Shqipëri, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *