Përmbledhja e parë filmike e realizuar me anë të inteligjencës artificiale

Morgan-poster-Tech2-720-624x351

Luke Scott dhe Rindley Scot janë dy regjisorët që realizuan filmin ‘Morgan’, një film që tregon se si inteligjenca artificiale po rritet shumë shpejt vitet e fundit dhe rrezikun që mund të paraqesë ajo nëse nuk menaxhohet ashtu siç duhet. Filmi ka marrë shumë pëlqime dhe është vlerësuar si një ndër filmat më të mirë të kohëve të fundit.

Por nuk është subjekti ai që e bëri ‘Morgan’ filmin më të veçantë dhe më të famshëm për momentin. Pjesa interesante është se përmbledhja e tij u realizua plotësisht nga IBM Waston.

IBM e quan Waston një ‘teknologji që kupton të gjitha format e të dhënave dhe di si t’i përpunojë ato.’

Pra përmbledhja e filmit u realizua në fakt nga një sistem i inteligjencës artificiale, pa ndërhyrjen njerëzore.

Watson përzgjedh skenat më emocionale të filmit duke analizuar të dhënat audio, qëndrimin apo sjelljen e personazheve në film dhe pastaj i mbledh ato sipas radhës në një video të vetme duke realizuar kështu një përmbledhje shumë të mirë të filmit dhe duke kursyer kohën dhe punën e një njeriu që do të duhej ta bënte këtë.

Sipas vlerësimeve, koha e nevojshme për të realizuar një përmbledhje filmi u reduktua nga 10-30 ditë në më pak se 24 orë, duke përdorur sistemin inteligjent të Waston.

Ja përmbledhja e filmit ‘Morgan’ realizuar nga Watson:

 

(Herë të lexuara: 59)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *