PowerRay droni nënujor i cili mund të gjurmojë, fotografojë madje dhe të gjuaj peshq

Eksploruesit e botës nënujore kanë kthyer shikimin e tyre  këtë vit në PowerRay, një dron nënujor i cili gjurmon ,fotografon, madje edhe gjuan peshqit !

Me një hidrolokator shtesë, droni nënujor mund të dallojë peshqit e ti fotografojë ata. Ky dron është projektuar për të dërguar të dhëna mbi peisazhin e ujit, temperaturën, dhe vendodhjen e peshqve. Të gjitha informacionet  vijnë në telefonin tuaj të menҫur duke përdorur bluetooth-inҫ. Gjithashtu hidrolokatori mund të shkëputet nga droni dhe të notojë në sipërfaqe.

Droni mund të zhytet në një thellësi prej 98 metrash dhe hidrolokatori shtesë do të gjurmojë peshqit deri ne 131 metra më tej ,me një saktësi prej 8.9 inҫ. Droni realizon video duke e transmetuar atë në kohë reale në telefonin tuaj. Kamera kap pamjet nënujore me një kënd të gjërë lenteje prej 100 shkallë. Droni ka si element një dritë ngjyrë blu e cila është projektuar për të tërhequr peshqit. PowerRay ka një jetgjatësi të baterisë për rreth 4 orë dhe peshon 7.7 kilogram.

“Peshkimi është një nga fushat e jetës që nuk ka parë përparime të mëdha teknologjike” tha pronari i kompanisë Power vision. Me lanҫimin e PowerRay në treg kompania prodhuese e tij, po ndryshon krejtësisht mënyrën sesi ne kemi peshkuar para shumë viteve.Ndërkohë që roboti nënujor pritet të jetë në dispozicion në fund të shkurtit, kompania Power vision ende nuk ka dhënë një ҫmim për PowerRay. Nëpërmjet teknologjisë së re, realitetit virtual, gjurmimit të peshqve, PowerRay do të sigurojë më shumë efikasitet, emocion, argëtim për peshkatarët në mbarë botën, tani me powerRay peshkimi nuk do të jetë më asnjëherë i njëjti.

 

 

 

(Herë të lexuara: 38)

About Elisabeta miraka

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *