Programi i ri i FBI-së Njohja e Fytyrës s’lë vend ku të fshihesh

FBI-ja ka njoftuar një plan për të shpenzuar 1 miliard dollarë për të ndërtuar një lloj të ri baze të dhënash për njohjen e fytyrës, që do të lejojë identifikimin e të dyshuarve dhe njerëzve me interes, duke përdorur pamjet nga kamerat e sigurisë publike.

Teknikisht, Next Generation-Program Identification (NGI) është një përditësim për bazën e të dhënave kombëtare të shenjave të gishtave të FBI-së. Agjencitë qeveritare tani do të fillojnë të përdorin fytyrën e një personi, së bashku me të dhëna të tjera biometrike, si ADN-në, skanimin e irisit dhe identifikimin e zërit për të përcaktuar identitetin e një personi. Me pak fjalë, nëse ju keni një të kaluar kriminale, policia nuk do të marrë thjesht shenjat e gishtave tuaj dhe foto, por ata do të mbajnë një rekord të saktë, që t’ju dallojë nga turma e njerëzve kudo që shkoni.

Programi është tashmë operacional si një program pilot në zonat e zgjedhura dhe FBI-ja thotë se NGI-ja do të jetë gati për përdorim në shkallë kombëtare në vitin 2014. Deri tani, sistemi është në gjendje vetëm të identifikojnë të dyshuarit me një histori kriminale, por llojet e tjera të fotografive qeveritare (si patentat) mund të shtohen në sistem, kur kjo të vihet në punë plotësisht .

Edhe pse përkrahësit e privatësisë kanë treguar se aftësia për të ndjekur fshehurazi lëvizjen e njerëzve përbën një shkelje të lirisë civile, FBI-ja pretendon se programi është i ligjshëm sipas udhëzimeve të vendosura nga Akti i Privatësisë në SHBA.

Këshilla jonë? Filloni të mbani kapele.

(Herë të lexuara: 269)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *