Projektoni një aplikacion për orë inteligjente për NASA-n dhe fitoni para

NASA

NASA ka ftuar të gjithë njerëzit me aftësi programimi që të krijojnë një aplikacion për orë inteligjente, që do të ndihmojë astronautët të jetojnë dhe punojnë në hapësirë. Projektuesi i aplikacionit më të mirë do të fitojë 1500 dollarë. Agjencia e hapësirës ka hapur një konkurs tek uebsajti Freelancer.com, ku u kërkon pjesëmarrësve të krijojnë aplikacionin më të mirë për orë inteligjente, që mund të përdoret nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

NASA do një aplikacion që do të ndihmojë astronautët të organizojnë ditën dhe të jenë më të sigurt. Aplikacioni duhet të ketë një matës kohe, dhe duhet të shfaqë kalendarin dhe agjendën e astronautëve çdo ditë. Ai duhet të lajmërojë gjithashtu përdoruesit kur janë në rrezik.

Aplikacioni duhet të funksionojë me orën inteligjente Samsung Gear 2. Personat që janë të interesuar të marrin pjesë në garë duhet të prezantojnë idetë e tyre me foto. Gara do të mbyllet më 9 shtator, kështu që duhet të nxitoni. Deri tani vetëm 6 veta i janë bashkuar garës.

(Herë të lexuara: 142)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

A është i mundur turizmi në Hënë?

Kemi parë shumë herë në filmat fantashkencë njerëz që jetojnë në Hënë, krijojnë pallate të mëdha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *