Propozohet një metodë më e shpejtë dhe më efikase për digjitalizimin e librave

digitization-service

Imagjinoni sikur skanimi i një libri të mund të ishte aq i kollajtë sa edhe leximi i një disku. Pa i shfletuar fletët, thjesht vendosni çdo lloj libri dhe merrni një kopje digjitale të tij.

Disa studiues të MIT kanë propozuar një teknologji që bën pikërisht këtë. Nëse kjo realizohet me sukses, mund të ndryshojë krejtësisht mënyra se si ne digjitalizojmë dokumentet dhe i ruajmë ato.

Procesi përdor rrezatim teraherc, i cili përthithet nga letra dhe nga boja në mënyrë të ndryshme. Kamera është kaq fine se studiuesit mund të përcaktojnë diferencën ndërmjet një faqeje dhe një tjetre edhe në qoftë se ka vetëm 20 mikrometër ajër ndërmjet tyre.

Skanimi vazhdon për të gjitha faqet me rrallë derisa merret një imazh për secilën faqe.

Sigurisht ka një rrugë të gjatë derisa kjo teknologji të mund të përdoret në praktikë. Për momentin ajo lejon vetëm leximin e nëntë faqeve të një libri të vogël, dhe kjo nuk është pak.

Por studiuesit shprehen optimistë duke thënë që teknologjia mund të bëhet akoma me e fuqishme dhe të ketë rezultate vërtet mahnitëse.

 

(Herë të lexuara: 64)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *