Radioaktiviteti kozmik rrezikon shëndetin e astronautëve

astronaut

Një grup astronautësh, të cilët u dërguan me misione hapësinore në periudhën kohore 1960 dhe 1970, kanë shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në moshë të re në të gjithë popullsinë amerikane.

Pas analizave shkencore të bëra, shkencëtarët kanë zbuluar se radioaktiviteti kozmik i marrë në hapësirë ishte edhe faktori kryesor që kishte ndikuar në përkeqësimin e shëndetit për astronautët.

Radiaktiviteti është disa llojesh:

  • Ai kozmik, që ekziston jashtë atmosferës së Tokës;
  • Radioaktiviteti natyror që shkaktohet nga disa elemente kimikë radioaktivë të ndodhur në koren e Tokës, përballë të cilit është e ekspozuar e gjithë popullsia, por niveli i ndikimit të tij është kaq i ulët sa është pothuajse i papërfillshëm;
  • Radioaktiviteti njerëzor, që vjen si pasojë e aksidenteve të ndryshme bërthamore që kanë ndodhur si pasojë e gabimeve njerëzore, siç ishte ai i Çernobilit në Ukrainë, apo ai i Fukoshimës i viteve të fundit.

Shuma e të gjithë këtyre llojeve të radioaktivitetit ndikojnë negativisht mbi qelizat dhe indet e organizmave të gjalla dhe meqënëse niveli i ndotjes radioaktive në hapësirë jashtë atmosferës së Tokës është shumë i lartë, kjo ka bërë që edhe ndikimi tek astronautët e hapësirës të jetë po ashtu i madh.

Përballë fakteve të tilla shkencore i mbetet kërkuesve të shkencave materiale të zbulojnë veshje mbrojtëse akoma më të mira, për t’i ndihmuar astronautët në punën e tyre.

(Herë të lexuara: 48)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *