Renditja e FIFA-s, Shqipëria humbet 3 pozicione

Kombetarja-1

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, të publikuar të enjten.

Është pikërisht kundërshtari ynë i radhës në eliminatoret e Euro 2016, Danimarka, ai që ka zënë vendin e 22-të, që muajin e kaluar e mbante Shqipëria, që tashmë klasifikohet në vendin e 25.

1441271282fifa-renditje

Përsa u përket skuadrave të tjera të grupit tonë të eliminatoreve, Portugalia mbetet në vendin e 6, ndërsa Serbia dhe Armenia pozicionohen respektivisht në vendin e 66 dhe 83.

Nuk ka pothuajse fare ndryshime në 50 të parat e renditjes, pasi për renditjen e këtij muaji janë marrë parasysh vetëm 15 ndeshje kombëtaresh, dhe të gjitha kanë qenë miqësore.

Renditja e 10 skuadrave të para përbëhet nga Argjentina, Belgjika, Gjermania, Kolumbia, Brazili, Portugalia, Rumania, Kili, Uellsi dhe Anglia.

 

Burimi: Top Channel

 

(Herë të lexuara: 146)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *