Rinoceronti që lëviz me truproje

rangers_whiterhino_656

Në pamje të parë, Sudan duket një rinoceront i thjeshtë, që ushqehet i pashqetësuar nga prania e katër burrave të armatosur që e shoqërojnë atë në çdo hap. Por nuk është kështu.

Sudan ka një rëndësi të veçantë; është i fundit i rinocerontëve të bardhë të veriut. Ai jeton prej kohësh në rezervatin “Oi Pejeta” në Kenia, së bashku me Fatu-n dhe Najin, që të dyja femra, njëra 15 vjeçe dhe tjetra 25.

Katër persona të armatosur vëzhgojnë kafshën 24 orë në 24 të çdo ditë për ta mbrojtur atë nga gjuetarë e bririt të tij, të nxitur nga mitet aziatike, që u japin vlera kurative të mëdha.

Shkencëtatët shpresojnë që Sudan të ndihmojë në riprodhimin dhe shmangien e zhdukjes së këtyre kafshëve. Por Fatu, 15 vjeçe, është shumë e vogël dhe do t’i duhen edhe të paktën 2-3 vite për të qenë gati për riprodhim, ndërsa Naji që është gati, ka një tjetër problem.

Këmbët e holla e bëjnë të pafuqishme për të mbajtur peshën e Sudanit dhe kjo është arsyeja që përpjekjet, edhe me stimul të shkencëtarëve, kanë dështuar deri tani. Një tjetër faktor është edhe koha, që punon kundër shkencëtarëve…dhe Sudanit. 42 vjeç ai konsiderohet i plakur dhe jo me spermën cilësore për të ngjizur një ‘bebe’.

Në këtë situatë, studiuesit po i drejtohen shkencës. “Një rinoceront i bardhë i veriut nuk mund të kryqëzohet me një rinoceront të zi, por ka mundësi të mëdha që të kryqëzohet me një rinoceront të bardhë të jugut”, thotë  George Paul, pjesë e grupit të veterinerëve dhe studiuesve që po ruajnë Sudan.

Paul shton se ai/ajo që do të lindë nga ky kryqëzim nuk do të jetë 100 përqind një rinoceront i bardhë i veriut, për shkak të ndryshimeve gjenetike që ka mes tyre, por sërish shprehet se më mirë të kesh diçka nga kjo kafshë se sa asgjë.

Aktualisht numërohen vetëm pesë rinocerontë të bardhë të veriut; Sudan, Fatu dhe Najin, që janë në Kenia dhe dy femra të tjera, njëra në një kopësht zoologjik në Çeki dhe tjetra në kopshtin zoologjik të San Diegos, në SHBA.

Burimi: Top Channel

(Herë të lexuara: 202)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *