Robotët do të reduktojnë me 6% vendet e punës në 2021

pepper-humanoid-robot-1200x793

Robotët do të zëvendësojnë 6 përqind të vendeve të punës në Amerikë deri në vitin 2021, thotë një raport i ri nga Bryan Hopkins. Në raport flitej për disa nga ndryshimet që bizneset do të kërkojnë të bëjnë mbi automatizimin e shumë nga proceseve që sot kryhen nga njeriu.

Ndikimi i makinave vetë-nisëse në punësim do të jetë shumë i dukshëm thotë Hopkins. Miliona shoferë kamionësh do të largohen nga puna në qoftë se këto makina do të fillojnë të përdoren gjerësisht. Gjithashtu robotët do të përdoren edhe në shërbimet e konsumatorëve.

Andy Stern, presidenti i Bashkimit Ndërkombëtar i Shërbimit të Punësuarëve, tha se ky zhvillim i teknologjisë do të ketë ndikim të madh në shumë njerëz. “Gjashtë përqind është numër goxha i madh. Në një ekonomi që nuk ofron punë të qëndrueshme, mundësia e njerëzve për të gjetur lehtësisht punë do të zvogëlohet,” thotë ai.

Na duhet të biem dakord që robotët që bëjnë punën tonë janë diçka e mirë në periudhë afatgjatë, pasi shërbimet do të përmirësohen, do të reduktohen vonesat dhe gabimet, por sido qoftë do të jetë një fazë e vështirë për ekonominë në periudhën afatshkurtër.

(Herë të lexuara: 32)

About Edla Zaganjori

Check Also

Zbuloni ju të parët se kush do të jenë 51 figurat e reja emoji këtë vit

Së shpejti ju do të jeni të gatshëm të entuziazmoheni me dinozaurët, njerëzit me mjekërr,ushqimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *