Roboti gatopard vrapon më shpejt se Usain Bolti

Një robot i quajtur Gatopard ka thyer një rekord të ri botëror shpejtësie për robotët me këmbë, duke vrapuar më shpejt se njeriu më i shpejtë.

Makineria pa kokë, financuar nga Pentagoni, arriti shpejtësinë 45.5km/h kur testohet për punët rutinë.

Shpejtësia maksimale e sprinterit xhamajkan Usain Bolt është 44.7km/h.

Projekti është pjesë e përpjekjeve për të zhvilluar robotë për përdorim ushtarak. Një ekspert robotike tha për BBC-në se ishte “fatkeqe” që Gatopardi është krijuar fillimisht për “të vrarë njerëz”.

Ai është prodhuar nga kompania robotike e Massachusetts-it Boston Dynamics dhe është përkrahur nga Agjencia e Projekteve Kërkimore të Përparuara të Mbrojtjes Amerikane (Darpa).

Sipas Darpa-s, qëllimi është më tepër për të ndihmuar luftëtarët në një sërë misionesh.

Gatopardi, që vihet në punë nga një pompë hidraulike, theu rekordin e vet prej 29km/h, regjistruar në shkurt.

“Gatopardi kishte një avantazh të vogël ndaj Boltit,” tha në një deklaratë Darpa, “por pjesa më e madhe e fuqisë që përdori Gatopardi ishte për të lëvizur dhe ngritur këmbën shpejt për të mos shtyrë veten përpara”.

Agjencia planifikon të testojë robotin në terren në 2013.

(Herë të lexuara: 297)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *