S7 Edge, LG G5 apo HTC, cili Android ka kamerën më të mirë ?

flagship-camera-shootout-main-1200x0

Me numrin gjithnjë e në rritje të telefonave Android, cilësia e kamerës është një nga ato që bën diferencën dhe përcakton se cili nga ata është vërtet më i miri.

Samsung Galaxy S7 Edge, LG G5 dhe HTC 10 së bashku me Note 7 të dalë së fundmi janë liderët tek të cilët kompania ka inverstar seriozisht për një kamera shumë të mirë dhe përmirësimin e cilësisë së pamjes.

Ne kemi marrë tre të parët dhe i kemi krahasuar.

Pixelët janë më të mëdhenj tek Galaxy S7 Edge dhe apertura optike është f/1.7. Të dyja këto punojnë për të siguruar më shumë dritë në hyrje të kamerës. Stabilizatori optik i imazhit i ruan ato nga turbullimi për shkak të lëvizjes ndërkohë që një startup i shpejtë (0.7 sekonda) siguron një fokusim të mirë dhe të shpejtë në çastin e shkrepjes. Duhet përmendur që edhe Galaxy S7 sjell gjithashtu të njëjta karakteristika.

 Ndërkohë që G5 nga LG ka një ndjesor 16-megapixel të imazhit, aperturë optike f/1.8 dhe spektër ngjyrash njëlloj të gjërë me S7. Diferenca kryesore është përmbajtja e një lenteje ekstra (135 gradë) të cilën përdoruesi mund ta shkrepi bashkë ose veçmas lentës normale (75 gradë).

HTC ofron një kamera 12-megapixel, aperturë f/1.8 dhe OIS.

Megjithëse të gjithë kanë karakteristika mjaft të larta duket se Galaxy S7 dhe S7 Edge janë ato më të mirët.

(Herë të lexuara: 134)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *