Sa shpejt po plakeni? Zbulohet me një analizë gjaku

Medical science

Një analizë gjaku që llogarit se sa shpejt po plaket një person, është zbuluar nga shkencëtarët britanikë. Sipas DailyMail, analiza nxjerr “moshën biologjike” të një personi krahasuar me moshën e tyre aktuale, dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundjen e Dementias vite më vonë.

Kjo ndodh sepse ata që janë më të vjetër biologjikisht se sa në vite, janë të të predispozuar për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer, forma më e përhapur e Dementias, thonë shkencëtarët. 

Analiza i jep personit një “rezultat të plakjes” bazuar në të dhënat gjenetike të gjetura në gjakun e tyre.  Shkencëtarët shpresojnë që kjo të ndryshojë mënyrën se si doktorët mendojnë për moshën kur bëjnë vendime mjekësore, pasi kërkimet tregojnë se mosha biologjike nuk është e njëjtë me moshën aktuale.

 

Burimi: Top Channel

 

(Herë të lexuara: 91)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *