Samsung do të përdorë teknologjinë kuantike në ekranet e tij

samsung-suhd-tv-quantum-dot-display-1200x0

Pikat kuantike apo ‘quantum dots’ të quajtura në botën e teknologjisë, do të jenë ata që do të revolucionojnë ekranet që përdoren gjerësisht në pajisjet elektronike. Samsung është kompania e parë që po punon në studimin e tyre dhe mundësinë e ndërtimit të ekraneve me pikat kuantike.

Problemi me LED

Duke e shpjeguar thjesht, televiziorët tradicionalë LCD e kalojnë dritën përmes një serie filtrash me ngjyra, të cilat formojnë imazhet që paraqiten të ekran. Për të marrë ngjyra sa më të sakta, në këto filtra duhet të kalojë fillimisht dritë e bardhë perfekte.

Ky është edhe problemi kryesor, pasi LED nuk mund të prodhojnë dritë të bardhë të pastër. Gjatësia valore më e afërt që ata mund të prodhojnë është ajo e ngjyrës së verdhë. Si rezultat filtrat e ngjyrave duhet të bllokojnë çdo ngjyrë tjetër përveç të kuqes, jeshiles dhe blusë, të cilat pastaj përzihen në masa të caktuara për të formuar ngjyrat e tjera të spektrit të dukshëm. Gjatë procesit një sasi e madhe e energjisë humbet dhe si rezultat ngjyrat nuk janë shumë të pastra.

Ndërsa pikat kuantike sjellin një zgjidhje më të thjeshtë për këtë problem. Dizajni i tyre zëvendëson filtrat e ngjyrave me disa grupe të ndara të pikave kuantike. Ato janë pjesëza shumë të vogla që shkëlqejnë kur drejt tyre lëshohet dritë. Duke ndryshuar madhësinë e pikave, ndryshojnë edhe ngjyrat që ata pasqyrojnë duke i lejuar ndërtuesit e tyre të prodhojnë një larmi më të madhe ngjyrash dhe shumë  më të pastra.

Si rezultat edhe imazhi në ekran do të jetë më i ndriçuar dhe më i këndshëm për syrin.

(Herë të lexuara: 144)

About Edla Zaganjori

Check Also

Rilançohet Note 7

Tableti i shumëpërfolur i Samsung i cili u shua përkohësisht për shkak të zjarrit që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *