Samsung do të vendosë shkronjën “S” mbi kutitë e telefonëve të rinj Note 7

Me gjithë këto raportime mbi Galaxy Note 7, pa dyshim që tani njerëzit hezitojnë para se të vendosin për të blerë ose jo një telefon të tillë.

Samsung megjithëse ka njoftuar zyrtarisht se tani çështja e ‘baterisë’ është zgjidhur, ajo ka zgjedhur edhe një metodë tjetër për t’i bërë konsumatorët e saj të ndihen më të sigurte për çdo blerje të Note 7.

samsung_safe_note_7

Mbi kuti do të jetë stampuar një shkronjë “S” e madhe,  për të simbolizuar pajisjet të cilat janë zëvendësuar me versionin e sigurte të smartfonit.

Për më tepër çdo blerës mund të kontrollojë numrin IMEI në bazën e të dhënave të publikuara online për të vërtetuar që pajisja e tyre ka një bateri të re, të zëvendësuar dhe të sigurtë.

(Herë të lexuara: 102)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *