Samsung kundërpadit Apple-in për iPhone-in dhe iPad-in

Samsung Electronics Co ka paraqitur një padi patente kundër Apple për iPhone-in dhe iPad-in e kompanisë amerikane pasi Apple pretendon se celularët smartphone dhe tabletët Samsung kanë kopjuar produktet e saj.

Apple paraqiti një padi të premten e kaluar ndaj shkeljes së patentës nga ana e Samsung-ut dhe simboleve dalluese të iPhone dhe iPad, meqenëse këto mjete të njohura teknologjike po kërcënohen nga rritja e shpejt e aparateve me sistemin operativ Android të Google.

Beteja ligjore mes Apple dhe Samsung mund të rrezikojë marrëdhëniet e punës mes dy kompanive teknologjike, ku kompania me bazë Kaliforninë varet fuqishëm nga Samsungu për përbërës si mikroçipe dhe ekrane LCD.

Sistemet operative janë shfaqur si çelësi kryesor i betejës për mbizotërim në tregun botëror të telefonave.

Android u bë softueri më i njohur për celularë në SHBA për tre muaj gjer në shkurt, përpara Apple dhe Research in Motion, sipas një sondazhi të fundit nga kompania kërkimore comScore.

Samsung është një prodhuesit më në rritje të celularëve smartphone me mbështetje Android dhe është shfaqur si konkurrenti më i fortë i Apple-it në tregun e tabletëve, me modele në tre madhësi.

 

(Herë të lexuara: 252)

About Parid Plaku

Check Also

UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *